Tech

Samsungu rilanson “Galaxy Fold”

Descriptive Text

Samsungu e kishte prezantuar në muajt e parë të këtij viti “Galaxt Fold”, megjithatë e kishte tërhequr nga tregu pasi ishte konfirmuar se nuk ishte i gatshëm për konsumatorët.

Tashmë e ka ridizajnuar telefonin e palosshëm dhe zyrtarisht Galaxy Fold është në treg, transmeton Koha.net.

Samsungu ka përmirësuar nyjën lëvizëse e gjithashtu edhe shtresën mbrojtëse të ekranit, raporton GSMArena.

Galaxy Fold ka në total gjashtë kamera, derisa posedon procesorin Snapdragon 855, 12 GB RAM e 512 hapësirë memorizuese.

Çmimi i tij raportohet të jetë 2 mijë euro.

Më poshtë mund ta shikoni prezantimin zyrtar të Galaxy Fold.