Tech

OnePlus TV do t’i ketë tetë altoparlantë

OnePlus TV arrin më vonë këtë vit dhe do ta ketë një ekran 55-inçësh 4K QLED dhe mbështetje softuerike për të paktën tre vjet. Thashethemet sugjerojnë që televizori do të punojë falë çipsetit MediaTek MT5670 dhe do t’i ketë 3 GB RAM. Tani sajti Amazon TV po i zbulon edhe disa detaje të tjera, raporton GSMArena.

Amazoni sugjeron që OnePlus TV do t’i ketë tetë altoparlantë, me një output të kombinuar prej 50 vatësh, gjë që do të duhej ta sigurojë një "bas të pasur i cili do ta mbushë dhomën e ditës", shkruan KOHA Ditore. Televizori gjithashtu do të ketë mbështetje Dolby Atmos dhe Dolby Vision për një përvojë të përmirësuar të zërit dhe videos.

Image

OnePlus TV do ta përdorë sistemin operativ Android TV, me UI të përmirësuar. Në pyetje është produkti premium, i cili do të garojë me modelet e kompanive Samsung dhe Sony, por do të kushtojë më pak për shkak të partneritetit strategjik të OnePlus me Amazon.

Lansimi i OnePlus TV pritet më 26 shtator, kur pritet edhe prezantimi i telefonave OnePlus 7T dhe OnePlus 7T Pro.