Tech

Windows 10 do ta mundësojë riinstalimin e sistemit operativ nga cloudi

Deri më tani, riinstalimi i Windowsit kryesisht e ka nënkuptuar përdorimin e kopjes lokale, ose diçkaje të ruajtur tashmë në kompjuterin e shfrytëzuesit ose versionet eksterne të softuerit. Së shpejti do të ekzistojë mundësia për ta riinstaluar Windowsin online, raporton Engadget.

Windows 10 Insider Preview Buildi i ri në fast ring e përfshinë edhe opsionin "download Windows" kur doni ta resetoni PC-në tuaj, shkruan KOHA Ditore. Ashtu si opsionet që kompjuterët Mac i kanë për vite, është e mundur ta përdorni lidhjen broadband për t’i shkarkuar instalimet e freskëta nga cloudi. Nuk nevojitet ndonjë particion ose backup ose thumb drive (USB) për t’i kryer këto veprime.

Microsofti thekson se kjo do t’i fshijë aplikacionet ekzistuese që i kishte përdoruesi, si dhe çdo të dhënë nëse zgjidhet opsioni "remove everything". Gjithashtu, duhet pasur parasysh se ky është versioni "pre-release" i softuerit dhe shumica e përdoruesve me siguri do të duan ta presin versionin e finalizuar dhe stabil.