Tech

Australiani që shpiku ‘Bitcoin’ urdhërohet të dorëzojë miliarda dollarë

Australiani që pretendon të ketë shpikur kriptomonedhën bitcoin është urdhëruar nga gjykata të dorëzojë gjysmën e zotërimeve të tij, që kapin vlerën 5 miliardë dollarë.

Craig Wright, 49 vjeç, është paditur nga firma e David Kleimanit, një ish programues që ka ndërruar jetë në vitin 2013, për një mashtrim që kishte ndodhur me këtë valutë nga viti 2009 deri në vitin 2013, shkruan Gazeta Shqip

Një gjykatë amerikane në Florida mori vendim që gjysma e valutave dhe gjysma e pronës intelektuale të Wrightit i takon Kleimanit. Pavarësisht se australiani e mohon, pretendohet se ata të dy kanë qenë partner.

Besohet australiani ka rreth 410 mijë deri 500 mijë kriptovaluta bitcoin, të cilat e kanë vlerën nga 6.1 – 7.4 miliardë dollarë.

Më 2015, Wright ishte hetuar nga Zyra Australiane e Taksave për shkak të përfshirjes së tij në aktivitet financiar me bitcoin, ndërsa policia ia kishte bastisur shtëpinë.