Thyhet rekordi i shpejtësisë me rrjetin 5G, tani mund të shkarkoni një film dyorësh për 7 sekonda Foto: Reuters

Thyhet rekordi i shpejtësisë me rrjetin 5G, tani mund të shkarkoni një film dyorësh për 7 sekonda

11 August 2019 23:21

Operatori kryesor i GMS-së, Turkcell, ka njoftuar se ka arritur shpejtësinë më të lartë të internetit për smartfonët në botë përmes rrjetit 5G.

“Turkcell ka thyer rekordin duke arritur 2.283 GBps shpejtësi në partneritet me kompaninë Ericsson Telecommunications”, thuhet në njoftimin me shkrim të kompanisë Turkcell.

Testi i shpejtësisë u zbatua nga një smartfon të pajisur me 5G me frekuencën e caktuar 3.5 GHz duke përdorur frekuencat prej 1.000 MHz.

Turkcell po punon me teknologjinë 5G për disa vite në bashkëpunim me gjigantët e GMS-së si Huawei, Samsung dhe Ericsson.

Shpejtësia prej 2.283 GBps mundëson shkarkimin e një filmi dyorësh për shtatë sekonda, apo shkarkimin e një albumi me 12 muzika për 0.2 sekonda.

Rrjetet 5G ofrojnë shpejtësi akoma më të mëdha dhe lidhje më të qëndrueshme për smartfonët dhe pajisjet e tjera./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme