Tech

Acer sjell serinë e monitorëve gejming Nitro XF2

Descriptive Text

Acer i ka publikuar monitorët e rinj Nitro XF2 Series, të cilët u ofrojnë lojtarëve gameplay jashtëzakonisht të rrjedhshëm falë shpejtësisë së madhe. Për ta zvogëluar turbullimin në imazhe që lëvizin me shpejtësi, monitorët e ofrojnë një reagueshmëri prej 3ms, si dhe shpejtësi deri në 0.2ms G2G për Nitro XF272 X dhe 0.3ms G2G për Nitro XF252Q në overdrive mode, raporton guru3D.

Monitorët kanë rifreskim prej 240Hz i cili e zvogëlon kohën e renderimit të frame, si dhe AMD Radeon FreeSync, i cili i sinkronizon framet e monitorit dhe kartelat grafike. Seria Nitro XF2 e ka një reagueshmëri të jashtëzakonshme, si dhe ndriçim prej 400 nitësh cd/m2 dhe kontrast prej 100 milion:1.

Rezolucioni prej 1920 x 1080p ofron detaje të shkëlqyera vizuale, ndërsa "black boost" i integruar i ofron 11 nivele opsionesh të së zezës, kështu që lojtarët mund ta optimizojnë shfaqjen vizuale për t'iu përshtatur përmbajtjes që shfaqet, shkruan KOHA Ditore. Këto mode e përfshijnë Action, Racing, Sport, User, Standard, ECO, Graphic dhe Movie.

Monitorët Acer Nitro XF2 Series vijnë me dy altoparlantë të integruar. Nitro XF252Q është në dispozicion me çmim fillestar prej 350 dollarësh, ndërsa Nitro XF272 X do të jetë në dispozicion më vonë gjatë muajit për 450 dollarë.