Tech

Apple në mars lanson tabletët e rinj

Apple raportohet se gjatë muajit mars do të lansojë serinë e re të iPad Pro.

Kompania amerikane në muajin ardhshëm do të lansojë iPad Pro me ekrane 7.9, 9.7, 10.5 dhe 12.9-inç, transmeton Koha.net.

Tabletët e rinj do të kenë procesorë më të fuqishëm sesa ata aktuale dhe do t’u shtohen më shumë RAM. Këtyre tabletëve u është forcuar edhe kamera.

Apple gjithashtu pritet të prezantojë modelin me 128 gigabajt të iPhone SE dhe një version me ngjyrë të kuqe të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.