Tech

Kartela e parë grafike e Intelit Xe, megjithatë, nuk do të kushtojë 200 dollarë

Inteli do ta prezantojë kartelën e vet të re grafike Xe në vitin 2020, por nuk pritet që këto modele do t’i largojnë brenda natës nga froni kartelat grafike Nvidia dhe AMD.

Gjatë fundjavës, kartelat grafike të Intelit e kishin një marketing të papritur, kur një përkthim i gabuar sugjeroi se ajo do të kushtonte rreth 200 dollarë, raporton TweakTown.

Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë. Raja Koduri tani ka sqaruar, "Jo të gjithë do ta blejnë një kartelë grafike prej 500-600 dollarëve, por ka mjaft njerëz që i blejnë edhe këto modele, kështu që është një treg i shkëlqyeshëm". Storia origjinale e përktheu gabimisht intervistën e Kodurit me një kanal rus në YouTube, duke sugjeruar që Intel po e planifikon një çmim prej 200 dollarësh për GPU-në e vet të parë Xe.

Koduri gjithashtu theksoi: "Strategjia që e kemi është të mos shqetësohemi shumë për gamën e performancës, atë të çmimeve dhe të gjitha këto, sepse arkitektura jonë duhet t’i mbulojë të gjitha - nga tregu mainstream (i cili mund të fillojë madje edhe me një çmim prej 100 dollarësh) deri tek data qendrat me memorien HBM, dhe këto GPU do të jenë të shtrenjta", shkruan KOHA Ditore.

Në fund, Koduri theksoi, "Duhet t’i mbulojmë të gjitha fushat, ndërsa e vetmja pyetje është se nga të fillojmë. Strategjia është që të gjitha segmentet e tregut të mbulohen brenda 2-3 vjetësh".