Tech

Microsofti më në fund do ta mundësojë funkionin Internet Recovery për Windows 10

Softueri i sotëm vjen kryesisht në formën e shkarkimit digjital, dhe nëse e fshini aksidentalisht, nuk keni nevojë ta kërkoni nëpër disqet e pluhurosura për instalim - thjesht mund ta shkarkoni përsëri programin nga sajti i developerit.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për riinstalimen e Windows 10, situata është pak më e komplikuar, raporton Ubergizmo.

Sidoqoftë, lajmi i mirë është se Microsofti më në fund do ta mundësojë funksionin Internet Recovery për kompjuterët Windows 10. Kjo do të thotë që nëse ndonjëherë keni nevojë për instalim të ri të Windows 10, do të keni mundësi ta shkarkoni nga cloud, shkruan Koha Ditore. Kjo do të implementohet përkundër metodave aktuale, të cilat i përfshijnë particionet, veglat eksterne, USB ose diskun tradicional për instalim.

Është interesante se Microsofti në fakt e ofron funksionin e ngjashëm "restore" për linjën e vet Surface, por kjo tani do të shtrihet edhe në pajisjet e tjera.

Funksioni Internet Recovery për Windows 10 nuk është ende në dispozicion dhe aktualisht është pjesë e Insider build i cili nuk është aktivizuar dhe nuk mund të provohet edhe nëse jeni anëtar i programit Insider.