Tech

ADATA sjell SSD-në XPG GAMMIX S50 PCIe 4.0

Me publikimin e çipsetit AMD X570 dhe serisë së procesorëve Ryzen 3000 vjen edhe standardi PCIe 4.0. PCIe 4.0, është standardi që në fushën e pajisjeve të ruajtjes së të dhënave mundëson përmirësimin e performancës së SSD-ve të gjeneratës së ardhshme.

Pikërisht tregu për pajisjet e ruajtjes së të dhënave është i pari që do të përfitojë nga trafiku që e ofron standardi PCIe 4.0, raporton Overclock3D.

ADATA gjendet mes shumë prodhuesve që i janë bashkuar publikimit të produkteve me mbështetje për standardin e ri përmes SSD-së së vet të serisë XPG GAMMIX S50 Gen4, shkruan KOHA Ditore. Pajisja ofron shpejtësi sekuencionale për lexim dhe shkrim prej 5000 MB/s dhe 4400 MB/s, me shpejtësi rëndom prej 750,000/750,000 IOPS.

Image

XPG GAMMIX S50 PCIe Gen4 do të shfaqet në kapacitete deri në 2TB, me cache SLC dhe DRAM buffer, duke ofruar teknologji End-to-End Data Protection dhe Low-Density Parity-Check (LDPC) për korrigjimin e gabimeve të kodit.

ADATA XPG GAMMIX S50 PCIe 4.0 SSD do të livrohet me një garanci pesëvjeçare, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë aktualisht nuk dihen.