Tech

LG i mbron emërtimet për telefonin që mbështillet

Kohë më parë LG-së iu miratua patenta për lapsin e mençur me ekran të mbështjellë. Tani Zyra e Koresë së Jugut për Pronë Intelektuale e ka aprovuar trademarkun për emërtimin LG Rolling. Kompania gjithashtu në prill i paraqiti disa kërkesa për mbrojtjen e emrit, të cilat tingëllojnë shumë si emrat për telefonat e mbështjellë, raporton GSMArena.

The Roll, Bi-Roll, Dual Roll, E Roll, Singular R, R Screen, R Canvas, Roll Canvas dhe Rotolo janë disa nga emërtimet e mundshme për pajisjen e ardhshme të LG, e cila do të jetë në dispozicion me trademarkun LG Rolling.

Listingu i Koresë së Jugut e klasifikon pajisjen si Class 9, ndërsa këto pajisje i përfshijnë telefonat mobilë, ekranet LED, monitorët, pajisjet e bartshme etj., shkruan KOHA Ditore. Duke pasur parasysh që LG e ka prezantuar tashmë në të kaluarën TV-në që mbështillet, është vetëm çështje kohe para se kompania ta plasojë në treg edhe telefonin me të njëjtën karakteristikë.