Tech

Sony ka shitur 100 milionë konzola PlayStation 4

Me gjithë një rënie të dukshme të livrimeve, konzola Sony PlayStation 4 është shitur në mbi 100 milionë njësi, gjë që e bën atë konzolën më së shpejti të shitur që e ka arritur livrimin e përmendur, raporton Engadget.

Në raportin më të ri financiar, Sony zbuloi se i kishte shitur 3.2 milionë konzola PS4 ndërmjet 31 marsit dhe 30 qershorit, pasi që në tremujorin paraprak është publikuar shitja e 96.8 milionë konzolave, shkruan KOHA Ditore. Kjo do të thotë se shitja e 100 milionë konzolave është arritur për pesë vjet e shtatë muaj, që është dy muaj më shpejt se Nintendo Wii.

Sony zbuloi gjithashtu se, për herë të parë, përdoruesit po blejnë më shumë lojëra digjitale sesa disqe fizikë, një trend ky që është aktual tash ca kohë.

Megjithatë, gjatë tremujorit të mëparshëm është vërejtur një rënie e ndjeshme e livrimeve të konzolave PlayStation 4, ndërsa kompania thekson se gjatë vitit 2019 e pret një rënie më të madhe nga sa ishte parashikuar fillimisht. Rënia e shitjeve të PS4 pritet pasi që gjenerata e ardhshme PlayStation 5 pritet në vitin 2020.