Tech

Team Group sjell serinë T-Force Cardea Liquid të SSD-ve M.2

Descriptive Text

Team Group e ka paralajmëruar produktin të cilin kompania e quan "SSD-ja e parë M.2 në botë me ftohje me ujë", ndërsa është fjala se SSD mund të mbushet me lëng me ngjyrë, në mënyrë që të sigurohet puna në temperatura më të ulëta dhe të shtohen opsione të larmishme të ngjyrave, raporton Overclock3D .

Team Group T-Force Cardia Liquid nuk është dizajnuar të shtohet në ndonjë sistem të modifikuar të ftohjes me ujë, por përshtatet me të, shkruan KOHA Ditore. Lëngu për ftohje të cilin përdoruesit e shtojnë në sistemin e tyre nuk ka qarkullim drejt radiatorit të jashtëm por qëndron në vend, duke i shtuar ngjyrat që përputhen me sistemin e jashtëm për ftohje me ujë.

SSD-ja është në dispozicion në versionet 256 GB, 512 GB dhe 1TB, me këto specifikime:

1TB: Shpejtësia e leximit 3,400MB/s, shpejtësia e shkrimit 3,000MB/s (çmimi që pritet: 149,99 dollarë)

512 GB: leximi 3,400MB/s, shkrimi 2,000MB/s (çmimi që pritet: 89,99 dolarë)

256 GB: leximi 3,000MB/s, shkrimi 1,000 MB/s

SSD-të T-Force Cardia Liquid do të livrohen me një garanci trevjeçare, ndërsa më shumë detaje janë në dispozicion në sajtin e kompanisë Team Group.