Inteli i ka publikuar drajverët më të rinj për grafikën e vet të integruar, ndërsa në kuadër të tyre mund të gjinden referenca interesante dhe paralajmërime për kartelat e ardhshme grafike të brendit Xe, në formën e emrave të koduar DG1 dhe DG2, raporton TweakTown.
Shenja "DG" në titull mund ta tregojë grafikën diskrete, ndërkohë që ekziston një variante për DG1 dhe tre për DG2, shkruan KOHA Ditore. Variantet e kanë shenjën LP dhe HP, gjë që mund ta shënojë "low-powered dhe high-powered" ose "low-profile dhe high-profile".
Këto janë vetëm hamendësime për momentin, ndërsa e njëjta vlen edhe për numrat e ndryshëm në kuadër të familjes DG2: 128, 256, dhe 512. Ky mund të jetë numri i EU-ve, apo njësive ekzekutive.
Ajo çfarë zbulojnë drajverët duket kështu:
DG1 HW iDG1LPDEV = "Intel(R) UHD Graphics, Gen12 LP DG1" "gfx-driver-ci-master-2624"
DG2 HW iDG2HP512 = "Intel(R) UHD Graphics, Gen12 HP DG2" "gfx-driver-ci-master-2624"
iDG2HP256 = "Intel(R) UHD Graphics, Gen12 HP DG2" "gfx-driver-ci-master-2624"
iDG2HP128 = "Intel(R) UHD Graphics, Gen12 HP DG2" "gfx-driver-ci-master-2624"
Qysh më herët e dimë se Inteli është duke punuar shumë në kartelat e veta grafike diskrete, por tani për tani nuk ka shumë detaje specifike dhe të gjitha informatat që shfaqen vijnë nga burime eksterne.
-
30 korrik 2019 17:37
-
Shpërndaje në: