Tech

Xhirimet origjinale të uljes së Apollo 11 në Hënë janë shitur për 1.8 milionë dollarë

Descriptive Text

Agjencia amerikane hapësinore NASA e kishte xhiruar uljen në Hënë gjatë misionit Apollo 11, ndërsa këto xhirime janë shitur në ankand për 1.8 milionë dollarë.

Misioni historik u zhvillua më 20 korrik 1969, kur Buzz Aldrin dhe Neil Armstrong dolën nga moduli lunar në sipërfaqen e Hënës, dhe të gjitha u xhiruan me një kamerë të dizajnuar posaçërisht për këtë qëllim. Kamera ishte vendosur mbi kapak kështu që Aldrin ka mundur ta aktivizojë atë dhe ta krijojë lidhjen para se Armstrongu të zbriste shkallëve.

Image

Kamera u shkëput më vonë dhe u vendos në tripod për t’i xhiruar aktivitetet e tjera në sipërfaqen e Hënës. Gjithçka që ishte xhiruar nga kamera u dërgua përmes antenës në observatorin Parkes në Australi, shkruan KOHA Ditore. Pastaj gjithçka u xhirua në një videokasetë të madhe dhe më pas u transmetua në Houston, ku u xhirua në një videokasetë 2-inçëshe Quadruplex në Ampex VR-660B. Pas kësaj, u përgatit një format adekuat për TV dhe xhirimet u dërguan në botë.

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s parashikoi që xhirimet do ta arrinin çmimin prej 500.000 dollarëve, por ato u shitën për shumë më shumë, pra për 1.8 milionë dollar.