Tech

Android Fast Pair do të tregojë më shumë detaje për lidhjet dhe baterinë

Descriptive Text

Meqë në ekosistemin Android nuk ekzistojnë vetëm një palë kufje Bluetooth, Google duhet ta zhvillojë një zgjidhje që do të funksionojë me numrin më të madh të modeleve.

Prandaj, funksioni i ardhshëm Fast Pair i Androidit do të ofrojë informacione për më shumë detaje rreth koneksionit dhe baterisë, raporton SlashGear.

Android Fast Pair nuk është risi – ky funksion debutoi në vitin 2017 dhe funksioni bazohet në ofrim të shpejtë të informacioneve për karakteristikat e telefonit.

Image

Të gjitha pajisjet Bluetooth kanë bateri, dhe shumë prej tyre kërkojnë që t'i kushtohet vëmendje gjendjes së nivelit të mbushjes, shkruan KOHA Ditore. Edhe pse Androidi tashmë e tregon nivelin e baterisë në pajisjet e këtilla, nuk merret parasysh mundësia se mund të ekzistojë më shumë se një bateri gjendja e së cilës duhet të monitorohet. Për shembull, kufjet True Wireless Stereo e kanë nga një bateri për secilën dëgjuese, si dhe një bateri për këllëfin/kutinë.

Fast Pair do t’i marrë të gjitha këto në konsideratë dhe do t’i shfaqë nivelet e mbushjes për madje deri në tre bateri nëse është e nevojshme. Gjithashtu, do ta ofrojë mundësinë e gjetjes së vendndodhjes së pajisjes dhe menaxhimit të saj nëse është në afërsi. Të gjitha këto informacione do të shfaqen në faqen Device.

Këto ndryshime priten në versionin Android Q, por edhe nga prodhuesit pritet ta implementojnë mbështetjen nga ana e tyre.