Tech

GeForce RTX 2080 Super vërehet në benchmarkun FF XV

Gjatë ditëve në vazhdim do të publikohet kartela grafike Nvidia GeForce RTX 2080 Super. GPU-ja vjen me më shumë procesorë shader dhe një memorie të re dhe më të shpejtë GDDR6. Një nga këto kartela grafike është zbuluar tashmë në benchmarkun Final Fantasy XV, raporton Guru3D.

Rezultati i benchmarkingut u shfaq në bazën e të dhënave online për lojën. Baza për FF XV e tregon një rezultat prej 8663 pikësh, që është rreth 8% më shumë se që mund ta arrijë kartela grafike standarde GeForce RTX 2080, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, me 14 për qind rezultate më të mira, 2080 Ti është ende në krye sipas statistikave.

Image

GeForce RTX 2080 Super do ta ketë një çmim prej 699 dollarësh për modelin Founder edition, që është 100 dollarë më lirë se çmimi që modeli origjinal RTX 2080 e kishte në lansim.