Loja e Codemasters, GRID 2019, u paralajmërua për 11 tetor 2019. Loja do ta implementojë EGO Engine të ri, të cilin gjithashtu e përdorin lojrat DIRT 2.0 dhe F1 2019, raporton Overclock3D.
Tani Codemsters i ka publikuar kërkesat zyrtare sistemore për PC për GRID 2019, duke e listuar DirectX 12 në specifikimet minimale, si dhe 100GB hapësirë të lirë, shkruan KOHA Ditore. Mbështetja e DirectX 11 nuk përmendet askund në faqen e lojës Steam, gjë që sugjeron se GRID do të ketë vetëm mbështetje DirectX 12.
GRID 2019 është aktualisht në dispozicion në para-shitje në Steam, ndërsa versioni Ultimate Edition i lojës i ofron tri ditë qasje të hershme dhe tre sezonet e para të përmbajtjes shtesë.
Kërkesat minimale:
OS: Windows 10 64-bit
CPU: Intel i3 2130 / AMD FX4300
GPU: Nvidia GT 640 / HD7750
RAM: 8GB
Hapësira për ruajtje: 100GB hapësirë të lirë
DirectX: Versioni 12
Kërkesat e rekomanduara:
OS: Windows 10 64-bit
CPU: Intel i5 8600k / AMD Ryzen 5 2600x
GPU: Nvidia GTX 1080 / RX590
RAM: 16GB
Hapësira për ruajtje: 100GB hapësirë të lirë
DirectX: Versioni 12
-
19 korrik 2019 11:43
-
Shpërndaje në: