Tech

Windows 7 hyn në gjashtë muajt e fundit të përkrahjes

Windows 7 ka hyrë zyrtarisht në gjashtë muajt e fundit të përkrahjes, ndërsa Microsofti njoftoi se ndërprerja e parashikuar e mbështetjes për sistemin operativ të popullarizuar do të fillojë më 14 janar 2020. Windows 7, i cili vazhdon të jetë sistemi i dytë më i popullarizuar operativ, e kishte humbur mbështetjen mainstream më 13 Janar 2015, në pajisjet që e kishin të instaluar Service Pack 1, raporton Softpedia.

Megjithatë, Windows 7 Service Pack 1 vazhdon të marrë azhurnime të sigurisë nga Microsofti si pjesë e mbështetjes së zgjatur, por kur kjo të ndalojë "shtatëshi" i popullarizuar do të renditet zyrtarisht si "i pensionuar" dhe pajisjet me këtë platformë nuk do të marrin më arnime, shkruan KOHA Ditore.

Sipas të dhënave të ofruara nga NetMarketShare, Windows 7 është ende sistemi operativ i dytë më i popullarizuar. Sipas analizave, Windows 10 aktualisht po udhëheq me një hise tregu prej 45.79 për qind, ndërsa Windows 7 renditet i dyti me 35.38 për qind. Sistemet e tjera operative janë shumë më prapa.