Tech

Qualcomm prezantoi dy procesorë të rinj

Descriptive Text

Kompania e njohur Qualcomm, ka përditësuar ofertën e saj “High-Tier” duke ofruar dy modele të reja të procesorëve të kategorisë së meme, Snapdragon 630 dhe 660.

Këto dy procesorë të rinj, do të zëvendësojnë procesorët Snapdragon 626 dhe 653, transmeton kp. Procesorët e rinj janë të dedikuar për telefonat që kushtojnë nën 300 dollarë.

Snapdragon 630 dhe 660 vijnë me disa risi, të cilat më herët ishin rezervuar për procesorët e kategorisë së lartë, siç është kodimi i videove me rezolucion prej 4K ose puna me dendësi (PPI) të lartë të ekranit prej 2560 x 1440.