Tech

Windows 10 Preview teston kyçjen pa fjalëkalim

Microsoft ka publikuar Windows 10 Preview për Fast ring Insiderët, i cili shfrytëzuesve u mundëson opsionin që të gjitha llogaritë në një pajisje të caktuar të kyçen në sistemin operativ pa fjalëkalim.

Në konfigurime (në seksionin Accounts -> Sign-in options) duhet konfiguruar sliderin dhe fjalëkalimet nuk do të funksinojnë fare, përcjell Engadget.

Shfrytëzuesi do të duhet të përdorë njohjen e fytyrës Windows Hello, detektimin e shenjave të gishtave, ndonjë PIN kod ose ndonjë çelës sigurie fizik për të hapur sistemin operativ, shkruan KOHA Ditore.

Ky funksion është në dispozicion vetëm për një numër të vogël të shfrytëzuesve tani për tani dhe do të duhet pak kohë që ta shohin të gjithë insiderët. Pasi që bëhet fjalë për Fast ring, mund të priten bugë dhe probleme të vogla.

Windows 10 Preview vjen edhe me disa funksione tjera. Your Phone Screen tani punon me më shumë pajisje Surface (Surface Pro 6 dhe Surface Laptop 2), mund të krijohen më shpejtë ngjarjet në kalendar nga taskbari dhe të tjera.