A i dimë absolutisht të gjitha për rénë? A është e mundur, për shembull, të hakerohet réja dhe të fitohet qasje në të dhënat personale të dikujt?
Ekspertët janë skeptikë se shërbimet cloud janë pothuajse të pamundura për t’u hakuar. Megjithatë, në të njëjtën kohë, pronari i shërbimit cloud të ruajtjes së të dhënave (p.sh. Google) e ka një pasqyrë të plotë në atë që përdoruesi ruan në serverët cloud.
Ajo që downloadohet nga cloudi ose ruhet në të duhet të kriptohet. Gjithashtu, kurrë nuk duhet të uploadoni në cloud ndonjë gjë që është shumë konfidenciale apo madje edhe ilegale.
Gjithashtu nevojitet një kopje e sigurisë së cloud. Pikërisht kështu. Çfarë do të ndodhte me të dhënat e përdoruesit nëse vjen deri tek ndonjë dëmtim për shërbimet e ruajtjes në cloud? Shumica e shërbimeve për mënyrën rrjetore të ruajtjes së të dhënave nuk e garantojnë disponueshmërinë e përmbajtjes të cilën përdoruesit e uploadojnë në serverët e tyre.
Një gjë tjetër që duhet marrë parasysh është të kuptuarit se si mund të çaktivizohet llogaria dhe çfarë do të ndodhë nëse çaktivizohet, transmeton “Koha Ditore”. E gjithë kjo zakonisht shkruhet në shkronja të vogla dhe askush nuk lodhet ta lexojë.
Në përgjithësi, mënyra në të cilën të dhënat ruhen në ré nuk është as më pak dhe as më shumë e sigurt se disa metoda të tjera të ruajtjes së të dhënave online.
Kështu që, përpara se ta përzgjidhni ndonjë shërbim cloud, duhet ta bëni ndonjë hulumtim të vogël. Lexoni kushtet e përdorimit dhe të mbrojtjes. Pas zgjedhjes së disa prej shërbimeve duhet të përkujdeseni edhe për disa gjëra të tjera. Për shembull, të dhënat që lexohen, fjalëkalimi (sa më i ndërlikuar që të jetë e mundur), sa kopje rezervë ekzistojnë dhe enkriptimi para se të futen të dhënat në cloud.
-
14 korrik 2019 10:40
-
Shpërndaje në: