Lojtarët kanë krijuar më shumë se dy milionë nivele për Super Mario Maker 2

Lojtarët kanë krijuar më shumë se dy milionë nivele për Super Mario Maker 2

12 July 2019 22:26

Nintendo ka bërë të ditur që lojtarët kanë krijuar dhe futur më shumë se 2 milionë nivele në krijuesin e popullarizuar të niveleve, prej fillimit të publikimit global të tij më 28 qershor. Vazhdimi i shumëpritur për Super Mario Maker në konzolën Nintendo Switch u mundëson poashtu shfrytëzuese që të krijojnë nivele të cilat mund t’i luajnë të gjithë, por me shtesa dhe karakteristika të cilat nuk ishin parë në origjinal. Lojtarët mund të zgjedhin mes 100 niveleve që ka dizajnuar Nintendo, ose cilindo nga nivelet që tashmë kanë krijuar adhuruesit e Marios, përcjell Engadget.

Krijimi i nivelit të ri në Super Mario Maker 2 u mundëson lojtarëve që të shijojnë se si është të jesh disenjator i lojërave, dhe njëkohësisht paraqet edhe një prej funksioneve më unikale në lojë, shkruan KOHA Ditore. Një adhurues nga Kanada tash ka publikuar lojën me 32 nivele. Nivelet, e krijuara nga shfrytëzuesit, mund të shkojnë nga ata që janë brilant dhe me kërkesa të mëdha e deri tek të thjeshtit dhe të lehtët.

Image

Për fat të mirë Super Mario Maker 2 ka mënyrën se si lojtarët mund të ndajnë nivelet e shkëlqyer nga të këqinjtë. Ka tabin “Popular” në seksionin online Course World të lojës, ku munden lehtë të gjenden nivelet që kanë lënë përshtypjet më të mira tek lojtarët tjerë.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme