Dropbox Transfer mundëson dërgimin deri 100 GB fajlla

Dropbox Transfer mundëson dërgimin deri 100 GB fajlla

12 July 2019 20:24

Edhe pse fajllat mund të dërgohen në formë attachmentesh, ky proces është goxha i vështirë nëse duhet dërguar disa gigabajtë fajlla. Dropbox Transferi i ri këtë proces do t’ua lehtësojë, ndërsa mundëson dërgimin e deri 100 GB në fajlla. Kjo është pesë herë më shumë se që ofrojnë shërbimet tjera tani për tani, përcjell PhoneArena.

Përveç kësaj, shfrytëzuesit nuk do të kenë madje nevojë fare të kenë llogari Dropbox për të pranuar fajllat përmes Transferit, shkruan KOHA Ditore. Sipas ekipit të Dropbox, i tërë procesi i dërgimit të sasisë kaq të madhe të fajllave është i thjeshtë dhe i automatizuar.

Duhet vetëm të tërhiqen fajllat për upload në kompjuter, apo të shtohen ata që tashmë janë në Dropbox. Më pas krijohet transferi, gjenerohet linku i cili mund të kopjohet kudo. Linku mund t’i dërgohet kujtdo, ndërsa mund të dërgohet edhe emaili i gjeneruar automatikisht nga Transferi. Pranuesi do t’i marrë kopjet e fajllave, ndërsa origjinalet do të mbesin të paprekura.

Image

Dropbox Transfer vjen edhe me vegla të ndryshme, të cilat do t’u mundësojnë shfrytëzuesve që të përshtatin përvojat e tyre. Shërbimi tani për tani është në dispozicion në beta dhe vetëm për disa shfrytëzues të përzgjedhur, por së shpejti do të arrijë për të gjithë shfrytëzuesit e Dropbox.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme