Cooler Master sjell shtëpizën MasterCase H100

Cooler Master sjell shtëpizën MasterCase H100

11 July 2019 18:38

Kompania Cooler Master ka prezantuar shtëpizën e re MasterCase H100, të formatit mini-ITX dhe të konfiguruar për t’u shfrytëzuar si gaming sistem mobil, PC e vogë për dhomën e ditës ose si server destop, shkruan KOHA Ditore.

Karakteristikat e MasterCase H100 përfshijnë:

• Mini-ITX kompakt – pamje kompakte që shfrytëzon me efikasitet hapësirën për minimizim të dimensionve;

• Ventilim i mirë i rrjetëzuar – i tërë paneli i përparmë dhe një pjese e panelit të sipërm kanë Fine Mesh të Cooler Master, duke arritur kështu qarkullim efikas të ajrit dhe filtrimin e pluhurit.

• Ventilatorin RGB 200mm – përkundër dimensioneve kompakte, H100 ka RGB ventilatorin masiv 200mm të serisë H;

• Furnizimin ATX – përkrahen furnizimet ATX të madhësisë së plotë për të përmirësuar kompatibilitetin e harduerit dhe për të siguruar fuqi efikase të sistemit;

• Doreza e integruar – doreza është e integruar në panelin e sipërm për mobilitet shtesë dhe luajtje në lëvizje;

• Kontroll RGB i ndriçimit – një kontroller RGB përfshihet në paketin e pajisjes shtesë. Nëse pllaka amë nuk e përkrahë funksionin e kontrollit RGB, tasti RESET mund të kontrollojë ndriçimin RGB direkt nga paneli I/O;

Image

• Përkrahja për komponent – Ka përkrahje për kartelat grafike 210mm, 83mm për ftohësit e procesorëve dhe furnizimet 210mm, që siguron hapësirë për azhurnim të mëvonshëm të sistemeve.

Shtëpizat Cooler Master MasterCase H100 do të duhej të jenë në dispozicion në Evropë prej 15 korrikut me çmim prej 65 eurosh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme