Tech

Google për Chrome teston videotastin global play/pause

Descriptive Text

Google së shpejti në browserin Chrome do të mundë të shtojë tastin play/pause, i cili do të mundësojë që të pauzohet ose startohet videoja nga cilido tab. Funksioni është zbuluar në versionin e mëhershëm Chrome Canary, që ka karakteristikën e re të emërtuar Global Media Controls, përcjell Engadget.

Kur aktivizohet, ikona play do të paraqitet pranë URL-së (para yllit për bookmarkim) nëse në ndonjërin prej tabuve gjendet videoja që reprodukohet. Kur klikohet në ikonën play, paraqiten edhe kontrollet e tjera, ndërsa mundësohet pauzimi, lëshimi dhe kapërcimi i përmbajtjeve ku nuk ka nevojë që të shkohet tek videoja konkrete.

Funksioni do të mund të jetë i dobishëm për stopimin e videove të mërzitshme që lëshohen automatikisht ose kontrollimin e videove të YouTube nëse kaloni në tab tjetër, shkruan KOHA Ditore. Global Media Controls ofrojnë funksione të përshtatshme, posaçërisht për ata që konsumojnë shumë përmbajtje YouTube.

Global Media Controls është ende në fazën e testimit të hershëm, dhe nëse dëshironi që të provoni këtë funksion mund ta merrni Canary browser, dhe më pas të aktivizohet flag: chrome://flas/#global-media-controls.