AMD konfirmon çmimet e ulura për kartelat grafike Radeon RX 5700

AMD konfirmon çmimet e ulura për kartelat grafike Radeon RX 5700

09 July 2019 15:16

AMD kohë me parë prezantoi linjën e vet të kartelave grafike Radeon RX 5700, krijuar përmes procesit prodhues 7nm. Këto kartela grafike janë në shitje prej 7 korrikut ndërsa tani janë publikuar çmimet e reja për to, përcjell Engadget.

Sipas kompanisë AMD, “në frymën e konkurrencës që po merr hov në tregun e kartelave grafike”, kompania ka vendosur që të reagojë ndaj publikimit së fundi të serisë së kartelavre grafike Nvidia Super RTX duke ulur çmimet e modeleve të veta të ardhshme Navi.

Radeon RX 5700 standard me 36 CU dhe shpejtësi deri 1.7 GHz fillimisht ishte paralajmëruar me çmim prej 379 dollarësh, por në treg do të gjendet tani me çmim prej 349 dollarësh. Modeli 5700 XT (40 CU, 1.9 GHz) do të jetë për 50 dollarë më i lirë dhe do të kushtojë 399 dollarë, shkruan KOHA Ditore. E njëjta vlen edhe për modelin 50th Anniversary Edition AMD Radeon RX 5700 XT, i cili në vend të 499 dollarë tani do të kushtojë 449 dollarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme