Fotografia e telefonit misterioz Nokia Daredevil me modul të rrumbullakët të kamerave

Fotografia e telefonit misterioz Nokia Daredevil me modul të rrumbullakët të kamerave

09 July 2019 13:15

Kompania finlandeze siç duket ka edhe një produkt tjetër interesant në përgatitje e sipër – telefonin i cili prapa ka modulin e rrumbullakët për kamera në të cilin janë vendosur tre senzorë. Ende nuk ka një emërtim zyrtar, por meta informatat dhe fotografitë zbulojnë emërtimin Nokia Daredevil. Po ashtu dihet që kamera kryesore do të ketë sensorin me 48 MP, përcjell GSMArena.

Fotografitë e telefonit paraqesin prerjen në anën e përparme dhe Android të pastër me Google shërbime që tashmë është bërë normë në Nokia telefonat e HMD-së.

Prapa gjendet sensori i shenjave të gishtave, që sugjeron që ky telefon do të ketë ekran LCD, shkruan KOHA Ditore. Kjo po ashtu tregon që Nokia Daredevil do të mundë të jetë model nga segmenti i mesëm ose

Image

i sipërm i tregut, dhe me gjasë do të implementojë çipsetin Snapdragon 710 ose Snapdragon 730.

Tani për tani nuk ka informata se kur mund të pritet ky telefon Nokia, ndërsa nuk dihen as specifikimet e tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme