Tech

MSI sjell kartelën grafike të profilit të ulët GeForce GTX 1650

Edhe pse kartelat grafike të profilit të ulët nuk janë më aq të popullarizuara në tregun e desktop PC, ka nga ata që ende i preferojnë ato për shkak të formatit të tyre të vogël. Këto modele janë të përshtatshme për buildet HTPC, edhe pse atyre u shërbejnë edhe zgjidhjet e thjeshta APU. Kjo megjithatë nuk e ka penguar kompaninë MSI që ta lansojë kartelën grafike të profilit të ulët GeForce GTX 1650, raporton Guru3D.

Image

Kartela grafike sapo është publikuar, ndërkohë që është shfaqur edhe sajti prodhues me detaje. GPU-ja e ka një mbulesë PCB, që është përgjysmë më e vogël se ajo standarde dhe i ka dy ventilatorë prej 60mm. Konektorët përfshijnë mbështetjen për mbrojtësit dual-slot I/O, me porte HDMI 2.0b dhe dual-link DVI-D, ndërkohë që nuk mungon as DisplayPort, shkruan KOHA Ditore.

MSI GeForce GTX 1650 i përmbanë 896 bërthama shader, ndërsa memoria prej 4GB GDDR5 e ofron interfejsin 128-bitësh.