Tech

Woody Harrelson bëhet Timothy Leary

Woody Harrelson dhe Luke Davies u bashkuan për “The Most Dangerous Man in America”, serialin e kufizuar të cilin së bashku po e bëjnë Wiip dhe Star Thrower Entertainment.

Në seri Harrelson do të punojë si producent ekzekutiv, ndërkohë që e pret roli i Timothy Leary, ndërsa Davies, përveç produksionit ekzekutiv, është përgjegjës edhe për adaptimin e skenarit.

I bazuar në librin me po të njëjtin titull të autorëve Bill Minutaglio dhe Steven L. Davis, seriali bën fjalë për arratisjen e guximshme të Learyt nga burgu dhe ikjen nga ligji në vitin 1970. Me ndihmën e Weather Underground, arratisja e Learyt nga burgu për komunitetin kontrakulturor e nënkuptonte një përpjekje për ta nisur revolucionin dhe rrëzimin e qeverisë, shkruan KOHA Ditore.

Ajo që pasoi ishte një gjueti globale për të arratisurin, e udhëhequr nga presidenti Nikson dhe e cila zgjati mbi 28 muaj dhe kaloi nëpër radikalët lokalë, aristokratët evropianë, stacioni i Black Panthers në Algjeri, kontrabanda ndërkombëtare e armëve, hipit nga vëllazëria e dashurisë së përjetshme të cilët kontrabandonin hashash dhe agjentët e fshehtë në katër kontinente.

Image

E gjithë kjo kulmoi në një prej udhëtimeve më të çmendura nëpër kontrakulturën amerikane ndërkohë që psikologu dhe shkrimtari, i njohur për avokimin rreth përfitimeve të drogave psikedelike si LSD në mjedis të kontrolluar ikte nga ushtarët e Niksonit.