Tech

Inteli e publikon veglën për overclocking “Performance Maximizer”

Inteli e ka paralajmëruar disponueshmërinë e veglës së vet për overclocking, "Intel Performance Maximiser". Me këtë funksion, kompania planifikon ta zë hapin dhe të jetë deri diku konkurrente me zgjidhjen e AMD-së Ryzen Master dhe teknologjinë Precision Boost Overdrive, raporton Overclock3D.

Zgjidhja e Intelit mund të shihet si konkurrente me atë të Nvidias, OC Scanner, ndërsa përdoruesve do t’u ofrojë mundësi për overclocking dhe stres-testim të harduerit.

Intel Performance Maximiser është në dispozicion tani, ndërsa përdoruesit e procesorëve të gjeneratës së nëntë të serisë K do të jenë në gjendje ta përdorin veglën për overclocking automatik të sistemeve të tyre. Vegla do të punojë me procesorët Intel i9-9900K, i9-9900KF, i7-9700K, i7-9700KF, i5-9600K dhe i9-9600KF, por vetëm kur përdoren në serinë Z390 të pllakave amë, shkruan KOHA Ditore.

PCPER e kishte mundësinë për qasje të hershme në Intel Performance Maximiser, ndërsa testimi ka treguar se vegla e Intelit nuk mund të matet me overclocking manual të bërë nga ekipi i PCPER. Edhe diçka që është vërejtur është se vegla nuk i ka modifikuar automatikisht shpejtësitë e taktit të memories, duke e lënë test sistemin në 2133MHz e parazgjedhura.

Intel Performance Maximiser Tool është në dispozicion për shkarkim nga adresa https://downloadcenter.intel.com/download/28772/