Tech

Nvidia mund ta lansojë Android TV boxin e ri dhe më të fuqishëm SHIELD

Nvidia ka pasur shumë sukses me SHIELD TV-në e saj, që e paraqet një prej boxeve më të mira Android TV në treg. Megjithatë, pasi që pajisja u lansua disa vjet më parë, ajo ngadalë po fillon të bëhet e vjetruar edhe pse modeli i azhurnuar u lansua në vitin 2017, raporton PhoneArena.

Nvidia u përpoq ta rifreskonte linjën e vet të Android TV box, por këto projekte të kompanisë ishin të pasuksesshme. Tani XDA Developers raporton se një nga projektet e Nvidia, në të cilat po punon kompania, është miratuar për vazhdim të zhvillimit.

Emri i koduar i modelit të azhurnuar NVIDIA SHIELD është vërejtur së fundmi në katalogin Google Play Developer Console Device, i cili konfirmon se Android TV boxin e ri do të mund ta shohim së shpejti, shkruan KOHA Ditore.

Dallimi kryesor midis 2017 SHIELD TV dhe modelit të ardhshëm do të jetë në sistemin operativ dhe çipset. Android TV boxi i ri do ta përdorë Android 9.0 Pie dhe versionin e ri të çipsetit Tegra X1. Ky çipset ofron performanca pak më të mira dhe shpenzon më pak.

Detajet e tjera në lidhje me Nvidia SHIELD Android TV boxin e ri tani për tani nuk dihen.