Tech

Facebooku do të rangojë komentet në postime

Descriptive Text

Facebooku do që komentet në postimet publike t’i bëjë të kenë më shumë kuptim. Rrjeti social do të fillojë të rangojë komentet për të promovuar ato që janë më relevante për shfrytëzuesit. Prioritet do t’u jepet komenteve që përmbajnë ndërveprimin e personit, i cili e ka bërë postimin, si dhe komentet dhe reagimet e miqve te personi i cili e ka krijuar postimin, përcjell Engadget.

Ndryshimet do të aplikohen në postimet publike të faqeve (Pages) dhe personave që kanë numër të madh të përcjellësve, por çdokush mundet të vendosë për aktivizimin e opsionit të rangimit të komenteve në konfigurime. Facebooku do ta bazojë rangimin në atë se si ndërveprojnë komentuesit në komente, gjegjësisht a u bëjnë pëlqime, a lënë reagime apo përgjigje të shkruara, shkruan KOHA Ditore.

Shfrytëzuesit edhe më tutje do të kenë mundësinë që të rregullojnë dhe mbikëqyrin komentet, ashtu që mund t’i fshehin, fshijnë ose t’u përgjigjen, sipas dëshirës së tyre. Facebooku do të largojë komentet që shkelin ndonjë prej standardeve të kompanisë.
Kompania muajin e kaluar ka publikuar edhe sistemin për rangimin e videove, i cili u jep prioritet përmbajtjeve origjinale.