Tech

Emaili dinamik në Gmail do të jetë në dispozicion për të gjithë nga 2 korriku

Në një përpjekje për ta ndryshuar dizajnin tradicional statik të emailit, Google ka krijuar një email dinamik për Gmail duke e bërë atë më të dobishëm dhe më interaktiv. Kjo përfshin veprime si ekzekutimi i veprimeve të caktuara drejtpërdrejtë brenda vetë mesazhit, si plotësimi i kuizeve dhe pyetësorëve, kërkimi i katalogut ose përgjigja në komente, raporton FoneArena.

Emaili dinamik ua mundëson dërguesve ta vendosin vetë AMP në mesazhe, me çfarë mesazhet bëhen më aktive dhe të azhurnuara me informacionet më të reja.

Image

Bizneset gjithashtu tashmë i përdorin e-mailat dinamikë për ta bërë postën e tyre elektronike më relevante (në mesin e tyre janë Booking.com, Despegar, Doodle, Ecwid, Freshworks, Nexxt, OYO Rooms, Pinterest, redBus dhe të tjerë), shkruan KOHA Ditore.

Ashtu si pjesa tjetër e Gmailit, emaili dinamik është siguruar me mbrojtje të privatësisë dhe sigurisë. Google ka njoftuar se Dynamic email në Gmail do të jetë në dispozicion për të gjithë më 2 korrik dhe do të mundësohet i parazgjedhur (default) për të gjitha domenet.