Tech

Logitech azhurnon tre minj për gaming me sensorë me saktësi të lartë

Logitech ishte i pranishëm gjatë konferencës së sivjetme për gejming E3 ku kompania i prezantoi gaming minjtë e azhurnuar G903 Lightspeed, G703 Lightspeed dhe G403, raporton Engadget.

Mousët tani e kanë të njëjtin sensor 16,000 DPI HERO, i cili zbukurohet nga preciziteti i lartë, dhe i cili mund të shihet në modelet e segmentit më të lartë. Janë edhe disa ndryshime të tjera. G903 e ka dizajnin e njohur pa tel, me “lag” të ulët, një numër të madh tastesh, ndërsa efikasiteti i përmirësuar i senzorit mundëson 140 orë jetëgjatësi të baterisë (kundrejt 32 orëve sa ishte më parë), shkruan KOHA Ditore.

Modeli G703 nuk zgjat shumë më shumë se më parë (35 orë krahasuar me 32 orët e mëparshme), por tani është dukshëm më i lehtë se modeli i mëparshëm: 95 gramë krahasuar me 107 gramë. Në fund, modeli më i thjeshtë G403 është i vetmi në këtë treshe që ka kabllo.

Të tre minjtë priten në treg gjatë qershorit, me çmime prej 70 dollarë për G403, 100 dollarë për G703 dhe 150 për modelin G903.