Tech

AMD sjell zyrtarisht familjen e kartelave grafike RX 5700

Descriptive Text

Kompania AMD i ka prezantuar zyrtarisht dy kartelat e reja grafike: RX 5700 XT dhe RX 5700. Të dy modelet e përdorin bërthamën e re grafike të AMD-së Navi, e cila ofron GPU IPC të përmirësuar për ta mundësuar një rritje prej 25% të performancës për takt, si dhe shpejtësi më të mëdha të taktit punues për nivele të bindshme të performancës me një çmim të volitshëm, raporton Overclock3D.

RX 5700 XT do t’i synojë kartelat grafike Nvidia RTX 2070, me një çmim prej 449 dollarë, ndërsa RX 5700 do të garojë me modelet RTX 2060 me një çmim prej 379 dollarësh. Me modelin RX 5700 XT, AMD parashikon dallime prej -1% deri në +22% në performanca në RTX 2070 @ 1440p, ndërsa RX 5700 do të ofrojë performanca +2 deri në +21% në të njëjtin rezolucion.

Image

Sa i përket dizajnit dhe funksionalitetit të kartelave të reja grafike, seria AMD RX 5700 e përdor një cooler standard për fryrjen e ajrit, të ngjashëm me modelet më të vjetra referuese të Radeonit. GPU-ja e implementon zgjidhjen 7-fazore për mbushje dhe e ofron një sistem 8+6-pin. Me këtë gjeneratë, AMD-ja e përdor një dhomëz të ajrit dhe ventilator “blower” me qëllim që Navin ta mbajë të ftohur dhe të qetë, madje edhe gjatë overclockingut, shkruan KOHA Ditore.

Image

Sugjerohet që Navi do ta ofrojë një rritje të performancës prej 1.5x për vat krahasuar me gjeneratën e fundit të produkteve të AMD-së.