Nga Microsofti arrin "Flight Simulatori" i ri

Nga Microsofti arrin "Flight Simulatori" i ri

12 June 2019 15:50

Kompania Microsoft e ka paralajmëruar vazhdimin e ri të lojës së famshme, apo serisë "Microsoft Flight Simulator".

Flight Simulator i ri u paralajmërua në panairin e Microsoftit E3, ndërkohë që u publikua një trailer në rezolucionin 4K, i cili duket fantastik.

"Microsoft Flight Simulator" jashtëzakonisht i detajuar ka ekzistuar që nga vitet ‘80 të shekullit të kaluar, ndërsa loja më e fundit e titulluar "Microsoft Flight Simulator X: Steam Edition" u paraqit në vitin 2014 si vazhdim i lojës "Flight Simulator X" nga viti 2006, shkruan KOHA Ditore.

Simulatori është dedikuar përgjithësisht për PC, por ky vazhdim është pjesë e programit Xbox Game Pass (gjithashtu në dispozicion për PC). Megjithatë, Microsofti vazhdon ta quajë "Microsoft Flight Simulator për PC".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme