Tech

Çmimet e DRAM-it mund të ulen për 25% deri në fund të vitit

Gjatë muajve të kaluar janë shfaqur disa raporte se çmimet e memories DRAM po e përjetojnë një rënie të madhe, ndërsa tani raporti i DRAMeXchange sugjeron se pritet një rënie shtesë në çmime, raporton Guru3D.

DRAMeXchange ka publikuar ditë më parë një raport të ri, i cili sugjeron se cilat do të jenë çmimet e DRAM-it për tremujorin e tretë dhe të katërt. Pritet që çmimet do ta përjetojnë një rënie të re, dhe kjo si pasojë e drejtpërdrejtë e luftës tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, shkruan KOHA Ditore.

Fillimisht pritej një rënie prej 10% gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, si dhe dy deri në pesë përqind në tremujorin e katërt. Megjithatë, DRAMeXchange i korigjoi parashikimet dhe tani e pret një rënie maksimale prej 15% gjatë tremujorit të tretë, me një rënie shtesë prej 10% gjatë tremujorit të katërt.