Tech

BenQ paralajmëron gaming monitorin ZOWIE XL2731

BenQ ka paralajmëruar monitorin ZOWIE XL2731 të dedikuar kryesisht për gamerët. Bëhet fjalë për PC monitorin 27-inçësh e-Sports me rifreskim burimor prej 144Hz, raporton TechPowerUp.

Monitori ka mbështetje në formën e funksioneve si Black eQualizer, Color Vibrance, Height Adjustable Stand dhe punon së bashku me kompjuterët të cilët janë të aftë për t’i gjeneruar deri në 144 frame për sekondë (fps), shkruan KOHA Ditore.

Image

Karakteristikat kryesore të monitorit ZOWIE XL2731 përfshijnë:

- Black eQualizer i cili e përmirëson dukshmërinë në skenat e errëta pa ekspozim të tepruar të zonave të ndriçuara;

- Color Vibrance me 20 nivele mundëson fleksibilitet për përshtatjen e ngjyrave të dëshiruara dhe për definimin e gradientëve të ngjyrave;

- Height Adjustable Stand është një mbajtëse e cila mund të përshtatet me një gisht dhe ta rregullojë lehtësisht lartësinë e monitorit dhe këndin e duhur të shikimit;

- Teknologjia flicker-free e cila e parandalon lodhjen e syve;

- Korniza XL-series LCD është dizajnuar posaçërisht për ta zvogëluar reflektimin e ekranit.

BenQ nuk e ka treguar çmimin dhe disponueshmërinë e monitorit për gaming ZOWIE XL2731.