Tech

Patenta e “Oppos” për telefonin e palosshëm e shton kamerën pop-up në kornizat e montueshme

Patenta më e re e kompanisë kineze “Oppo” e tregon dizajnin e telefonit fleksibil, i cili paloset nga jashtë dhe e ka anën e përparme e cila pothuajse tërësisht është e mbuluar me ekran falë kamerës që del jashtë. Dizajni është pak më i ndryshëm nga ajo që e ofrojnë “Oppo Find X” dhe “Oppo Reno”, dhe ende nuk ka emërtim për dizajnin e ri, raporton LetsGoDigital.

Patenta e publikuar më 7 qershor e tregon kamerën pop-up që është paksa më e gjerë se shumica e kamerave dalëse/pop-up, por është ende më e vogël se kamera në modelin “Find X”. Shenjat në renderë sugjerojnë se do të ekzistojnë së paku dy kamera dhe një sensor ose blic, shkruan KOHA Ditore.

Image

Natyrisht, patentimi i një zgjidhjeje nuk do të thotë se ajo do të zbatohet në një produkt konkret. “Oppo” e kishte një telefon të palosshëm, por vendosi të mos e prezantojë atë gjatë MWC-së së sivjetme. U sugjerua që pajisja do të dukej si modeli Huawei Mate X.