Android Q do ta lehtësojë ndryshimin e konfigurimeve për lidhje interneti

Android Q do ta lehtësojë ndryshimin e konfigurimeve për lidhje interneti

11 June 2019 20:45

Funksioni në softuerin Android Q do ta vendosë automatikisht në listën e zezë rrjetin Wi-Fi në të cilin përdoruesi është kyçur manualisht. Sipas njoftimeve, telefoni nuk do të tentojë të lidhet me një rrjet të tillë gjatë 24 orëve të ardhshme. Kjo do ta parandalojë skenarin ku telefoni për ndonjë arsye nuk mund të lidhet me një rrjet të caktuar Wi-Fi, edhe pse përpiqet vazhdimisht, raporton PhoneArena.

Android Q do të ketë gjithashtu Application Programming Interface (API) të quajtur Settings Panels. Kjo do t'ua mundësojë shfrytëzuesve të kryejnë veprime në kuadër të aplikacioneve, siç janë aktivizimi/çaktivizimi i opsioneve si Wi-Fi, Mobile Data ose Airplane Mode derisa janë brenda aplikacioneve, shkruan KOHA Ditore.

Image

Google kohët e fundit e lansoi Android Q Beta 4, ndërsa versioni stabil i platformës pritet gjatë tremujorit të tretë të këtij viti (në mes të korrikut dhe shtatorit).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme