Tech

Hakerët mund t’i vjedhin fjalëkalimet duke e përgjuar mënyrën se si shkruajnë shfrytëzuesit

Fjalëkalimet e përdoruesve mund të vidhen në mënyra të ndryshme. Mënyra më e shpeshtë është nëse përdoruesi përdor fjalëkalime që mund të qëllohen/supozohen me lehtësi dhe ku hakerët nuk do të duhet të përpiqen shumë për të hyrë në llogarinë e përdoruesit. Mënyrat e tjera më të komplikuara përfshijnë phishing, ku hakerët e krijojnë një ueb faqe e cila e imiton ueb lokacionin e shërbimit që përdoret, ndërsa pasi që shkruhen të dhënat personale këto informacione vidhen, raporton Ubergizmo.

Megjithatë, si duket hakerët mund ta kenë gjetur edhe një mënyrë për t’i vjedhur fjalëkalimet e përdoruesve, dhe ajo është përmes përgjimit të mënyrës se si shkruajnë përdoruesit. Në një studim të kohëve të fundit të publikuar nga Universiteti i Cambridge dhe Universiteti i Linköpingut në Suedi, si duket hakerët kanë zbuluar se si, për nga mënyra se si shkruajmë, mund të nxjerren informacionet për fjalëkalimet, shkruan KOHA Ditore.

Ky nuk është sistemi më i përkryer, sepse në bazë të hulumtimit, algoritmi i tyre arriti t’ia qëllojë 31 nga 50 logine katërshifrore në 10 përpjekje. Supozohet se fjalëkalimet më të gjata mund të përbëjnë sfidë më të madhe për shkak të numrit të madh të kombinimeve të mundshme, por fakti që fjalëkalimi ende mund të qëllohet është padyshim shqetësues.

Metoda i përfshiu përdoruesit të cilët shkruanin në telefonat e tyre të mençur ose në tabletët, ku valët e zërit u krijuan ashtu që gishtat godasin në ekranin e pajisjes, pastaj udhëtojnë deri në mikrofonin e telefonit, gjë që ia mundësoi algoritmit ta gjejë fjalëkalimin e mundshëm. Natyrisht, kjo gjithashtu varet nëse hakerët e kanë infektuar pajisjen tuaj me malware me ç’rast mundësohet qasja në mikrofon, por gjithsesi është dëshmuar se kjo mundësi ekziston.