Tech

iPhone 8 i ri do të ketë kamerë revolucionare ‘3D selfie’

10 vite më parë, Steve Jobs ka dalë në skenë për të zbuluar iPhonin e parë duke thënë: Kohë pas kohe, një produkt revolucionar vjen e ndryshon gjithçka.

Tani 10 vite pas, iPhone 8 duket se do të jetë i ridizajnuar kompletë për të shënuar shitjen e 1 miliardë të tyre, ndërsa në raportimet e fundit duket se ai do të jetë revolucionar nga para me kamerë me infrared, transmeton koha.net.

Analisti i besueshëm Ming-Chi Kuo i kompanisë KGI Securities, që është pas shumë rrjedhjeve të informatave nga Apple, thotë se iPhone do të ketë një modul me infra të kuqe shumë të ndjeshëm nga para.

Ky senzorë ‘3D’ do të mund të përdoret për të shtuar fytyrat e njerëzve në aplikacione e lojëra, apo njohjen e fytyrës, të cilën analisti e përshkruan si ‘revolucionar’.

Shumë raportime e analistë të respektuar e edhe shumë burime të industrisë kanë sugjeruar se iPhone 8 i këtij viti, që do të dal në shtatorë siç e ka tashmë traditë Apple, do të jetë një revolucion në botën e smartfonëve.

Image