Tech

Galaxy Note10 do të vijë me teknologjinë e mbushjes së shpejtë prej 45W të baterisë

Descriptive Text

Vitin e kaluar, Samsung Galaxy Note9 mbërriti me bateri prej 4.000 mAh dhe mbështetje për mbushje të shpejtë prej 15W.

Megjithatë, Galaxy Note10, i cili pritet të arrij në gusht të këtij viti, mund të zbatojë teknologji më të avancuar për mbushjen e baterisë.

Të dhënat më të fundit theksojnë se telefoni premium do të vijë me një mbushje të shpejtë prej 45W.

Gjithashtu, këto ditë janë shfaqur informacione se Galaxy Note10 nuk do të ketë tastierë fizike dhe vrima për kufje. Por, detaje të reja sugjerojnë se butonat fizikë do të jenë ende të pranishëm, ndërsa porti 3.5mm për kufje nuk do të zbatohet./ksp