Tech

Njerëzit sot u besojnë më shumë makinave se njerëzve

Për shkak të skandaleve më të shpeshta me lëshimet e sigurisë, nuk është vetëm privatësia e përdoruesit ajo që është kërcënuar, por edhe besimi i tyre afatgjatë në aplikacionet dhe shërbimet.

Megjithatë, njerëzit më shumë u besojnë makinave. Studimi i kryer nga “Media Effects Research Laboratory” ka treguar se njerëzit kanë më pak besim ndaj njerëzve të tjerë, kur bëhet fjalë për ndarjen e të dhënave private. Sidomos atyre financiare, transmeton Koha Ditore.

Pjesëmarrësit e hulumtimit duhej ta përdorin ose një person, ose chatbotin për të blerë bileta ajrore online. Pas marrjes së të gjithë informacioneve, pjesëmarrësve iu kërkua ta fusin numrin e tyre të kartës së kreditit. Rezultoi se njerëzit kanë më shumë besim tek makinat sesa tek njerëzit.

Atyre as ishte nevoja t’u thuhej direkt të komunikonin me makinën për ta rritur shkallën e besimit. Mjaftuan treguesit suptilë në dizajn.....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)