Tech

Prezantohet roboti që mund të tërheq një mini-aeroplan

Descriptive Text

Roboti katërkëmbësh, në gjendje të tërheqë një mini-aeroplan prej tre tonësh, është italian.

I dizajnuar për të ndihmuar njerëzit në situata emergjente, si tërmetet dhe zjarret, quhet HyQReal dhe u krijua nga Instituti Italian i Teknologjisë (IIT) dhe kompania Moog me mbështetjen e fondeve të BE-së, si pjesë e projektit Echord.

Roboti u paraqit në Konferencën Ndërkombëtare për Robotikën dhe Automatizimin (ICRA 2019) që po zhvillohet në Kanada.

“Tërheqja e një avioni na ka mundësuar të tregojmë fuqinë e robotit, pavarësinë energjetike dhe të nxjerrë në pah një dizajn që është i përshtatshëm për përdorimet e tij”, tha Claudio Semini, udhëheqës i grupit IIT.

“Ne donim të provonim diçka që nuk ishte bërë kurrë më parë dhe javën e kaluar ia arritëm”, shtoi ai.

Prototipi, 0,9X1,33 metra dhe që peshon 130 kilogram, në fakt u testua në terren në sajë të mbështetjes së aeroportit të Gjenovës, ku demonstroi gjithë fuqinë e tij duke tërhequr një avion pasagjerësh./atsh