Amazon i shet policisë njohjen faciale

Amazon i shet policisë njohjen faciale

23 May 2019 15:08

Uashington, 23 maj – Pavarësisht mosaprovimit të disa shoqatave, aksionerët e Amazon ranë dakord që gjiganti i teknologjisë të shiste teknologjinë e njohjes faciale forcave të rendit, njoftoi një ditë më parë grupi.

Propozimet që kërkojnë ndalimin si dhe një studim të pavarur për përdorimet e teknologjisë Rekognition në fakt u kundërshtuan gjatë Asamblesë së përgjithshme të grupit amerikan, që u mbajt dje, transmeton atsh raportimin e agjencive.

Bordi drejtues i grupit të Jeff Bezos ishte kundër këtyre mocioneve të prezantuara nga aksionerët e shqetësuar nga cenimi i mundshëm i privatësisë dhe të drejtat qytetare që lidhen me këtë teknologji.

Ata vlerësuan kryesisht se disa shërbime të policisë po testojnë këtë sistem dhe sipas medias, Amazon ia ka propozuar policisë në vijën kufitare, i nevojshëm për të shërbyer për monitorimin e emigrantëve/AFP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme