MediaTek do ta prezantojë çipsetin e vet 5G këtë muaj

MediaTek do ta prezantojë çipsetin e vet 5G këtë muaj

24 May 2019 13:12

Qualcomm, Samsung dhe Huawei tashmë i kanë prezantuar çipat me mbështetje për modemët 5G, ndërsa tani këtë do ta bëjë edhe MediaTek. Prodhuesi tajvanez i gjysmëpërçuesve ka njoftuar se produkti i ri 5G AI do të arrijë në maj, që do të thotë se nga lansimi i platformës së re na ndajnë fare pak ditë, raporton GSMArena.

Helio M70 u paralajmërua fillimisht nga kompania si platformë 5G, por ende nuk është në dispozicion dhe as nuk livrohet për prodhuesit e telefonave. Nuk dihet nëse çipseti i sipëpërmendur do të ketë modem 5G të integruar, shkruan KOHA Ditore.

Prioriteti kryesor i kompanisë MediaTek është 5G + AI, ndërsa 12nm Helio P90 ka arritur me një procesor të pavarur të AI, të aftë për të arritur shpejtësi gigabitëshe për llogaritjet e AI. MediaTek pohon se çipseti do të mund ta përcjellë trupin e njeriut dhe të lexojë gjestikulacione të caktuara duke i sjellur disa përmirësime për live video me turbullim në sfond dhe përmirësime të tjera.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme