Tech

Windows 10 May 2019 Update me temë të ndritshme dhe më shumë kontroll ndaj azhurnimeve

Descriptive Text

Microsofti ka filluar me livrimin e May 2019 Update për Windows 10, dhe kjo do të jetë me rëndësi për ata që e kanë pritur një pamje të rifreskuar ose për të cilët nuk kanë shumë rëndësi fjalëkalimet, raporton Engadget.

Në kuadër të azhurimit më të ri arrin një temë e ndritshme, e cila është duke u zhvilluar për një kohë të gjatë dhe e cila e ndriçon interfejsin nëse përdoruesi e konsideron atë shumë të zymtë. Gjithashtu, azhurnimi e ndanë Cortanën dhe fushën e kërkimit në taskbar (edhe pse ende është e mundur të bëhen kërkime Cortana në search box).

Ndryshimet e tjera në azhurnim përfshijnë shtimin e kontrolleve shtesë për instalimin e azhurnimeve. Ofrohet edhe opsioni i pauzimit të azhurnimit deri në 35 ditë. Windows Hello e ka marrë certifikimin FIDO2, kështu që tani është e mundur të logoheni në aplikacione, pajisje dhe shërbime duke e përdorur një kod PIN biometrik në vend të fjalëkalimit, shkruan KOHA Ditore.

Përdoruesve u rekomandohet që nëse e kryejnë azhurnimin nga versionet April 2018 ose October 2018 të Windows 10, t’i heqin SD kartat dhe USB drajvet përpara procesit të azhurnimit.