Fotoja e pllakës ASRock X570 Taichi e konfirmon mbështetjen për PCIe 4.0

Fotoja e pllakës ASRock X570 Taichi e konfirmon mbështetjen për PCIe 4.0

22 May 2019 19:07

ASRock po bëhet një emër me renome në tregun e pllakave amë pas lansimit të procesorit Ryzen, ndërsa kësaj në mënyrë të konsiderueshme i kontribuojnë publikimet e shpeshta të BIOS-it dhe ndryshimet të cilat kompanisë i sjellin shumë lëvdata nga entuziastët e Ryzen, raporton Overclock3D.

Tani, si duket ASRock është gati për gjeneratën e ardhshme të CPU-ve të kompanisë AMD, ndërkohë që është shfaqur edhe fotografia e pllakës amë X570 Taichi e cila së shpejti edhe do të dalë në shitje.

Paketimi për harduerin tregon se ASRock X570 Taichi do të përkrahë dalje HDMI për ekrane, gjë që e konfirmon mbështetjen për APU-të Ryzen, pastaj PCIe 4.0, Polychrome RGB dhe mbështetje për serinë e procesorëve Ryzen 3000 të gjeneratës së ardhshme. Pllaka është radhitur edhe si produkt AMD AM4.

Ka shumë mundësi që pllaka amë ASRock X570 Taichi të prezantohet gjatë Computexit brenda disa javëve, ku edhe AMD do të mund të shpallë më shumë detaje në lidhje me gjeneratën e tretë të produkteve Ryzen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme